ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

97 Ezani All-llâhu ekberr All-llâhu ekberr, All-llâhu ekberr All-llâhu ekberr, Esh’hedu el lâ ilâhe il-lall-llâh, Esh’hedu el lâ ilâhe il-lall-llâh, Esh’hedu enne Muhammederr rrasûlull-llâh, Esh’hedu enne Muhammederr rrasûlull-llâh, Hajje ale’s-salâh Hajje ale’s-salâh, Hajje ale’l-felâh Hajje ale’l-felâh, All-llâhu ekberr All-llâhu ekberr, Lâ ilâhe il-lall-llâh. Në namazin e sabahut pas fjalës Hajje ale’l-felâh thuhet dy herë “Es-salatu hajrrum minen-nevm”. Në ikamet pas fjalës Hajje ale’l-felah thuhet dy herë “kad kametis-salah”. Këndimi i ezanit dhe i ikametit kur falim na- maz në shtëpi ose vende të hapura është e pëlqyeshme. Ezani nuk këndohet para se të hyjë koha. Ezani nuk është synnet i kohëve por është i namazeve. Për këtë arsye në namazet që falim kaza është synnet të këndohet ezani dhe ikameti. Këndimi i ezanit nga një i paditur ose mëkatar nuk është e pëlqyeshme. Ezanin lejohet ta këndojë një person që arrin ta ndajë të mirën nga e keqa. Gratë nuk lejohet të këndojnë ezan ose ikamet. Fjalët e ezanit dhe ikametit këndohen me xhezim në fund (pa zano- re). Kur është duke u kënduar ezani ata që e dëgjojnë përsëri- sin tekbiret dhe sheadetet dhe dëgjojnë me respekt. Në fund të ezanit këndohet kjo lutje:

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=