ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
96 namazeve kaza, namazet vaxhib ose namazi i xhenazesë që është bërë gati që para hyrjes së këtyre kohëve. Edhe sexhdeja e tilavetit nuk bëhet në këto kohë. Nëse veprojmë ndonjërën prej këtyre gjatë kohës së papëlqyeshme, duhet që ta përsërisim atë. Në këto kohë nuk falet as namaz nafile por nëse falet nuk është e detyrueshme përsëritja e tij. Leximi i Kur’anit Kerim dhe përmendja All-llâhut Teâlâ në këto kohe lejohet. Kur hyn koha e namazit të sabahut e deri sa të lindë Dielli dhe kur hyn koha e ikindisë e deri sa të perendojë Dielli, është mekruh të falet namaz nafile përveç synneteve të këtyre kohëve. EZANI DHE IKAMETI Këndimi i ezanit kur te hyjë koha e namazit është synnet i fortë në gjykim të njëjtë me vaxhibin. Për hyrjen e kohës së namazit njerëzit lajmërohen me anë të ezanit. Në ditë ka 5 kohë namazi kështu që edhe ezani këndohet 5 herë. اَللهُ اَكْبَرُ اَللهُ اَكْبَرُ. اَللهُ اَكْبَرُ اَللهُ اَكْبَرُ. اَشْهَدُ اَنْ لٰ اِلٰهَ اِلّ اللهُ. .ُ اَشْهَدُ اَنْ لٰ اِلٰهَ اِلّ الله اَشْهَدُ اَنّ مُحَمّدًا رَسُولُ اللهِ. .ِ اَشْهَدُ اَنّ مُحَمّدًا رَسُولُ الله حَىّ عَلَى الصّلٰةِ. .ِ حَىّ عَلَى الصّلٰة حَىّ عَلَى الْفَلَحِ. .ِ حَىّ عَلَى الْفَلَح اَللهُ اَكْبَرُ اَللهُ اَكْبَرُ. لٰ اِلٰهَ اِلّ اللهُ.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=