ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
95 MBULIMI I PJESËVE INTIME Kushti i tretë i namazit është mbulimi i pjesëve intime të trupit. Pjesë intime cilësohen ato pjesë që nuk duhet të shihen nga të tjerët. Pjesa intime tek meshkujt është nga kërthiza deri nën gjunjë. Ndërsa tek femrat është i gjithë trupi përveç, duar- ve deri tek kyçet, shputat këmbëve deri tek nyjet dhe fytyra. DREJTIMI NGA KIBLA Kushti i katërt i namazit është drejtimi nga Kibla. Ata që ndodhen në Qabe dhe e shohin atë kthehen plotësisht nga ajo. Ata që janë larg dhe nuk e shohin Qaben mjafton vetëm kthimi nga drejtimi i Qabes. KOHA E NAMAZIT Kushti i pestë i namazit është hyrja e kohës së namazit. Na- mazi që falet para se të hyjë koha e tijë quhet namaz i pa falur. Koha e namazit tregohet me kalendar të posaçëm për këtë punë të cilët tregojnë kohët e namazit për çdo vend. Kohët Mekruh (të pa pëlqyera) për të falur namaz Në tre kohë është e papëlqyeshme falja e namazit: 1- 32 minuta pas lindjes së Diellit, 2- Koha e zevalit, koha kur Dielli është në kulm të qiellit e cila është 15-20 minuta para namazit të drekës. 3- Koha kur Dielli është duke u perënduar, e cila ndodh 45 minuta para namazit të akshamit. Në këtë kohë mund të falet vetëm ikindia e asaj dite. Në këto tre kohë nuk lejohet falja e
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=