ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

94 PASTRIMI NGA PAPASTËRTITË Pastrimi i trupit, i rrobave ose i vendit ku do të falemi, në rast se ka papastërti që janë pengesë për faljen e namazit. Papastërtia është dy llojesh: 1- Papastërtia e madhe: është papastërtia e njeriut që del nga para dhe mbrapa, urina e kafshëve që nuk u hahet mishi, jargët e tyre, jashtëqitja e rosave, patave, pulave, gjaku, qelbi, sperma, lëngu i bardhë që del pas epshit, vjellja me gojën plot dhe pijet alkoolike. N.q.s papastërtitë e ngurta prej këtyre janë më tepër se 3,2 gr ose papastërtitë e lëngshme zënë një sipërfaqe më të madhe sesa pëllëmba e dorës nuk lejohet falja e namazit. 2- Papastërtia e vogël, është urina e kalit, jashtëqitja e kafshëve që u hahet mishi qofshin shtëpiake apo të egra, jashtëqitja e zogjve që nuk u hahet mishi. Këto papastërti nëse prekin ndonjë gjymtyrë ose rrobë dhe papastërtia kalon 1/4 e vendit atëherë e pengon faljen e namazit. ISTINXHA, ISTINKA, ISTIBRA Istinxha : është pastrimi i vendit të turpshëm pas kryerjes së nevojës. Istinka: është pastrimi i vendit të turpshëm duke përdorur para ujit diçka të thatë dhe pas pastrimit me ujë përsëri me diçka të thatë e thajmë vendin e turpshëm. Istibra: është pastrimi i vendit të turpshëm të mashkullit pas kryerjes së nevojës së vogël në mënyrë që të mos mbetet asnjë pikë brenda organit. Për të realizuar këtë pastrim sa më mire duhet qe të ecim pak, të mënjanohemi në një anë ose të kollitemi.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=