ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

93 GJËRAT QË JANË TË NDALUARA KUR GRUAJA ËSHTË NË GJËNDJE TË HAJZIT DHE NIFASIT 1- Falja e namazit: Gratë që janë në gjendje të hajzit dhe nifasit nuk mund të falin namaz dhe namazet që kalojnë gjatë kësaj kohe nuk i bëjnë kaza (nuk i falin më pas). Nuk mund të bëjnë sexhde falenderimi gjithashtu as sexhde tilaveti (këndi- mi). Por nëse dëshiron kur hyn koha e namazit mund të marri abdest të ulet mbi sexhade dhe të bëjë tesbih si: subhânall-llâh, elhamdulil-lâh, all-llâhu ekberr etj... 2- Agjërimi: Gratë që janë në këto gjendje nuk mund të agjëro- jnë.Agjërimin e muajit të Ramazanit duhet ta agjërojnë më vonë. 3- Këndimi i Kur’an’it: Vetëm nëse këndon ajetet që për- doren në vend të lutjeve lejohet. Por këndimi i ajeteve që kanë zbritur për të treguar ligjet e All-llâhut Teâlâ nuk lejohet edhe nëse i këndon me qëllim për lutje. 4- Prekja e Kur’anit: (qoftë edhe një ajet). Edhe nëse është i shkruar në një letër, leckë ose panoramë këto nuk mund t’i prekin. Këto mund t’i prekin vetëm me një këllef të pa qepur ose të pa ngjitur. Nëse e prek mëngën e rrobës është tahrimen mekruh (gjë e pa pëlqyer e cila është afër haramit). 5- Hyrja në xhami (mesxhid). 6- Bërja e tavafit të Qabes. 7- Kryerja e mardhënieve seksuale bashkëshortore. 8- Për burrin është e ndaluar të kënaqet me gruan e tij, nëse e ka të zhveshur pjësën e trupit nga kupat e gjunjëve deri tek kërthiza.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=