ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

92 Ato duhet që të lahen (pastrohen) menjëherë dhe të fillojnë adhurimin (namazin etj...). Koha më gjatë e nifasit është duke filluar nga lindja deri në 40 ditë. Nifasi i gruas që lind binjakë fillon me lindjen e fëmijës së parë. • N.q.s tek një femër gjatë kohës së zakonshme të hajzit fi- llon tuhuri (koha që nuk rrjedh gjak) edhe kjo kohë llogaritet si hajz. Psh: Nëse tek një grua kohëzgjatja e zakonshme e hajzit është tre ditë, ditën e parë dhe të tretë rrjedh gjak, ndërsa në të dytën nuk rrjedh. Në këtë rast edhe dita e dytë llogaritet si hajz. • Për ta kuptuar se ka mbaruar rrjedhja e hajzit duhet që rrjedhja të ketë marrë ngjyrë plotësisht të bardhë. Gjaku mund të vijë në ngjyrë të kuqe, ngjyrë dheu, të turbullt, jeshile, të verdhë ose të zezë. • Tek disa gra ditët janë të qëndrueshme. psh: në një muaj nëse ka rrjedhur 6,7 ose 9 ditë edhe në muajin tjetër po kaq ditë do të rrjedhë. Kjo gjë dallohet që me herë të parë. Kështu që një femër kur ndodhet në këtë gjendje shikon se për herë te parë zgjati 7 ditë dhe pastaj vendi qëndron i pastër atëherë kuptohet se është vendosur 7 ditë (edhe muajin tjetër do të rrjedhë po shtatë ditë). • Ditët e caktuara të grave ndonjëherë mund të ndryshojnë. Për tu kuptuar se një gruaje i ka ndryshuar koha e caktuar e hajzit duhet që ndryshimi të përsëritet dy herë. Psh: koha e caktuar një gruaje është 6 ditë por në një muaj ndryshon dhe bëhet 8 ditë, nëse kjo gjë përsëritet edhe muajin tjetër atëherë kuptohet se koha e caktuar e hajzit të kësaj gruaje ka ndryshuar. Koha e kësaj gruaje nga 6 ditë që ishte më parë tashmë u bë 8 ditë. Dhe kjo grua nga ky moment kohën e hajzit nuk e mban 6 ditë si më parë por e mban 8 ditë.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=