ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

91 GJËNDJET E VEÇANTA TEK FEMRAT Gjëndjet e veçanta tek femrat janë tre: 1- Hajz (të përmuajshmet), 2- Nifas (lehonia), 3- Istihaza (gjakderdhja e çrregullt). 1- Hajz: (të përmuajshmet). Hajz është gjaku që rrjedh nga mitra e femrës e cila ka arritur moshën e pjekurisë, kjo moshë mund të fillojë që nga mosha 9 vjeç dhe mund të zgjasë deri në moshën 55 vjeç. Kjo quhet gjaku i hajzit, gjendja e hajzit ose të përmuajshmet. 2- Nifas: (lehonia) është gjaku që rrjedh nga mitra e nënës menjëherë pas lindjes. Ky quhet gjaku i lehonës. 3- Istihaza: (gjakderdhja e çrregullt). Istihadha; tek femrat me të përmuajshme nëse gjakderdhja zgjat më pak se 3 ose më shumë se 10 ditë kjo gjendje quhet istihadha. Tek lehona quhet istihadha gjaku që rrjedh më tepër se 40 ditë. Kjo gjendje nuk e pengon gruan për faljen e namazit, agjërimin e Ramazanit dhe për kryerjen e mardhënieve seksuale. Për gruan që gjëndet në istihaza për çdo kohë të namazit i duhet të marri abdest. Kjo gjendje është njësoj si rrjedhja e gjakut pa ndërprerje nga hunda. • Hajz: Minimumi i kohëzgjatjes së hajzit është tre ditë e tre net, ndërsa maksimumi 10 ditë dhe 10 net. • Pastrimi ndërmjet dy hajzeve quhet tuhur. Kjo zgjat mini- mumi 15 ditë ndërsa për maksimumin nuk ka kufi. • Për nifasin nuk ka ndonjë kufi të caktuar në lidhje me kohën me të pakët. Madje tek gratë e disa vendeve pas lind- jes nuk rrjedh gjak edhe nëse rrjedh ndërpritet shumë shpejt.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=