ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
90 GJËRAT QË PRISHIN MES’HIN 1- Heqja e mestes nga këmba 2- Lagia e pjesës më të madhe të njëres këmbë gjatë kohës që kemi veshur mestet. 3- Mbushja e afatit të mes’hit. (Personi i cili ka veshur meste nëse nuk është udhëtar, ka të drejtë të bëjë mes’h deri në 24 orë pas prishjes së abdestit, nëse është udhëtar ka të drejtë deri në 72 orë.) MES’HI MBI FASHO DHE MBI PLAGE Nëse një gjymtyrë del nga vendi, thyhet ose plagoset atëherë na duhet që ta lidhim me fasho ose ta ngrijmë në allçi. Në këtë rast vendin e lidhur e fërkojmë me dorë të lagur, vendin e lidhur mund ta bëjmë mes’h të gjithë ose vetëm një pjesë te tijë. Nëse plagës i shkakton dëmtim edhe mes’hi atëherë nuk bëjmë mes’h fare. Tek fashoja nuk ka kohë të caktuar si tek mestet. Sa të zgjasi nevoja e fashos aq zgjat edhe bërja e mes’hit mbi të. Fashoja nuk është kusht që të lidhet me abdest sikur veshja e mesteve. Nëse fashoja bie nga vendi ose mbi të lidhim një fasho tjetër nuk është e nevojshme të përsëritet mes’hi.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=