ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
89 MES’HI MBI MESTE Për çdo Mysliman apo Myslimane mes’hi (fërkimi) mbi meste është e lejuar. Për të qenë i lejuar mes’hi duhen që të plotësohen këto kushte: 1- Mestet duhet të vishen pasi të meret abdest. 2- Mestet duhet të mbulojnë këmbën dhe thembrën duke përfshirë edhe kyçin. Mestet duhet të jenë në gjendje që të rezistojnë në një rrugë prej dymbëdhjetë mijë hapash. 3- Mestet nuk duhet të jenë të grisur sa tre gishta, pra madhësia e grisjes nuk duhet të kalojnë madhësinë e tre gishtave. 4- Mestet duhet të jenë aq të trashë sa uji të mos depërtojë me lehtësi brenda tyre dhe mesti duhet që të qëndrojë vetë në këmbë pa e mbështetur ose lidhur diku. 5- Për të veshur mestin është kusht që para thembrës të jetë një pjesë e këmbës të paktën me madhësi sa tre gishta. Një person që e ka këmbën e prerë dhe i ka mbetur vetëm thembra nuk lejohet që të bëje mes’h si në këtë këmbë ashtu edhe në këmbën tjetër. MASA E MES’HIT Farzi i mes’hit është lagia e një pjese sa tre gishta të vegjël të pjesës së përparme të mestit, ndërsa mes’hi që merret sipas synnetit është që të laget dora dhe duke i hapur gishtat dhe duke filluar nga majat e gishtave të këmbës i tërheqim lart.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=