ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

81 SI MERRET TEJEMMUMI Nëse një Mysliman është i detyruar që të marri gusul ose abdest por nuk arrin të gjejë dot ujë, ose ujin që ka nuk mund ta përdori nga frika se mos i shtohet sëmundja ose ka frikë nga armiku, pra kur për përdorimin e ujit ka pengesë të fortë atëherë duke bërë nijetin përplas duart në dhe dhe fërkon pjesët e duhura. Në këtë mënyrë: Bëjmë nijet, themi Eudhu...Bismil-lah... pastaj përplasim duart në dhe ose diçka të ngjashme dhe i fërkojmë duke i lëvizur para mbrapa (Figura-1) . Përplasim duart me njëra tjetrën në mënyrë që të bjerë pluhuri i tepërt (Figura-2) . Pastaj fërkojmë fytyrën (vendin qe lajmë gjatë abdestit) (Figura-3). Përplasim për herë të dytë duart në dhe, i lëvizim para mbrapa dhe i përplasim me njëra tjetrën në mënyrë që të bjerë pluhuri i tepërt. Në fillim fërkojmë krahun e djathtë (Figura-4-5) , pastaj krahun e majtë (Figura-6-7) . Nuk lejmë asnjë vend të krahëve pa fërkuar. Sipas rregullit, në fillim fërkohet fytyra e pastaj krahët. Mes fërkimeve nuk bëhet pauzë. Gjatë tejemumit, ora ose unaza duhet të hiqen, ose duhet t’i lëvizim në mënyrë që të fërkohet vendi poshtë tyre. Gjatë marrjes së tejemmumit nëse ke orë ose unazë duhet ta heqësh në mënyrë që të fërkosh vendin e saj sepse është e detyrueshme.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=