ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

80 Dijetarët kanë rënë dakord për këtë çështje që të veprojnë sipas mendimit të dy Imamëve. Gjithashtu edhe dijetari i perandorisë osmane, Shejhulisla- mi Urijanizade ka dhënë fetva për mbushjen e dhëmbëve. Në fenë Islame duke thënë do të bëjmë lehtësime nuk mund t’u themi gjërave që nuk janë të lejuara se lejohen. Gjithashu edhe disa gjërave që lejohen nuk mund t’u themi se nuk lejo- hen, e të vështirësojmë. TEJEMMUMI (fërkimi me dhe të pastër) Tejemmumi merret në vend të abdesitit ose gusulit kur nuk kemi mundësi të gjejmë ujë, ose kur nuk mund ta përdorim dot ujin. Për të marrë tejemmum në fillim bëjmë nijet se për çfarë po marrim tejemmum dhe përplasim duart dy herë në dhe ose në ndonjë gjë të ngjashme me dheun., Herën a parë fërkojmë fytyrën dhe herën e dytë fërkojmë krahët deri në bërryla. FARZET E TEJEMMUMIT Farzet e tejemmumit janë dy: 1- Bërja e nijetit (vendosja) 2- Përplasja e duarve dy herë në dhe(Tokë) dhe fërkimi.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=