ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
79 të jashtme të trupit. Ndërsa sipas medh’hebit Shafi larja e tyre është synnet. Personi që ka dhëmbë të mbushur ose të vënë mjafton të lajë vetëm sipërfaqen e tyre dhe gusuli quhet i plotësuar fiksuar. Nëse dhëmbët nuk janë të fiksuar, pra nëse mund të nxirren atëherë duhet patjetër ti nxjerrim. Kjo çështje është e lejuar ashtu siç është i lejuar mes’hi mbi fashimin e plagës. Ashtu siç nuk është e detyrueshme zgjidhja e plagës dhe lagia poshtë saj, po ashtu vlen edhe për dhëmbët. Po ashtu megjithëse larja e fytyrës është farz, ashtu siç është e mjaftueshme për personin i cili ka mjekër, të lajë vetëm sipërfaqen e saj dhe nuk është i detyruar ta lajë deri tek rrënjët, po ashtu edhe personi që ka dhëmbë të vënë ose të mbushur, nuk e ka detyrim që ti shkulë ato. Gjithashtu duhet patur parasysh se vënja ose mbushja e dhëmbëve është diçka e nevojshme. Nëse një personi i është prishur dhëmbi pak ose i është thyer lejohet që ta mbushi ose ta veshi. Por duhet patur parasysh se veshja e dhëmbëve pa patur nevojë vetëm për bukuri nuk lejohet. Sipas Imam Muhammedit Rrahimehullah, njëri nga muxhtehidët e medh’hebit Hanefi: është e lejuar ta forcosh me tel floriri dhëmbin që luan ose në vend të dhëmbit të rënë të vesh dhëmb floriri. Ndërsa sipas Imam Ebu Hanifes veshja e dhëmbit me flori nuk lejohet, ndërsa veshja me argjend është e lejuar. Edhe Imam Ebu Jusufi në një transmetim ka thënë të njëjtën gjë si Imam Muhammedi. Në veshjen e dhëmbit mund të jepet fetva sipas ixhtihadit të Imam Muhammedit.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=