ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

78 SI MERRET GUSULI Sipas synnetit gusuli merret në këtë mënyrë: 1- Bëhet nijeti. Lahen duart. Më pas lahen vëndet intime edhe nëse janë te pastra. 2- Thuhet bismil-lah dhe merret abdest njëlloj si për në namaz. Nëse poshtë këmbeve mblidhet ujë atëherë këmbët lahen në fund. 3- Kur merret ky abdest, në gojë dhe në hundë futet ujë me bollëk, sepse këto janë farz në gusul pra në këtë mënyrë kryejmë edhe detyrën e gusullit. 4- Hedhim tre herë ujë në kokë dhe pas çdo here fërkohemi. Në të njëjtën kohë nëse kemi mjekër ose mustaqe duhet që ujin t’a depërtojmë edhe brenda tyre në mënyrë që të mos ngeli asnjë vend pa u lagur. 5- Hedhim 3 herë ujë në krah të djathtë dhe për çdo herë fërkojmë trupin. 6- Hedhim 3 herë ujë në krah të majtë dhe për çdo herë fërkojmë trupin. Pastaj lajmë të gjithë trupin duke e fërkuar për të mos lënë asnjë vend pa lagur, duke përfshirë edhe vrimën e kërthizës. ÇËSHTJA E GUSULIT PËR ATA QË KANË DHËMBË TË MBUSHUR OSE TË VËNË Sipas medh’hebit Hanefi futja e ujit në gojë dhe në hundë është farz për arsye se goja dhe hunda konsiderohen si pjesë

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=