ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
77 GUSULI (larja e gjithë trupit) Gusuli; është larja e të gjithë trupit duke përfshirë edhe gojën e hundën, me qëllim për tu pastruar nga gjendja e xhunubit, hajzit (të përmuajshmeve) ose nifasit (lehonisë). Marrja e gusulit, pas kryerjes së marrëdhënieve intime, pas të përmuajshmeve dhe pas lehonisë, është e domosdoshme. FARZET E GUSULIT Farzet e gusulit janë tre: 1- Futja e ujit në gojë, 2- Futja e ujit ne hundë, 3- Dhe larja e të gjithë trupit. SYNNETET E GUSULIT 1- Bërja e nijetit, 2- Thënja bismil-lah, 3- Në fillim larja e pjesëve intime, 4- Larja e kokës tre herë pastaj larja e anës së djathtë dhe larja e anës së majtë nga tre herë. Për çdo herë e fërkojmë trupin në mënyrë që të mos mbetet asnjë vend pa u lagur.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=