ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

63 pjesën e pasme në drejtimin nga lart poshtë. Me pjesën e jasht- me të tre gishtave të vegjël fërkojmë qafën. Fyti nuk fërkohet. 9- Këmbët lahen me dorën e majtë. Themi Bismil-lah dhe fillojmë larjen nga maja e këmbës së djathtë (Figura-11) , gi- shtat e këmbëve fërkohen me gishtin e vogël të dorës së majtë. Fërkimi bëhet nga e djathta në të majtë, pra këmbën e djathtë e fillojmë nga gishti i vogël ndërsa këmbën e majtë nga gishti i madh, fërkimi mes gishtave bëhet nga poshtë lart. Po ashtu si këmba e djathtë edhe larja e këmbës së majtë fillon me Bis- mil-lah. (Figura-12) Në abdest, gjatë larjes së çdo gjymtyre themi kelimei shehadetin. Pas abdestit pijmë pak ujë nga uji që na ka tepruar prej abdestit. Pas abdestit është e pëlqyeshme të bëhen këto tre gjëra: * Të thuash kelimei shehadetin, َسُبْحَانَكَ اللّهُمّ وَبِحَمْدِكَ اَشْهَدُ اَنْ لٰ اِلٰهَ اِلّ اَنْتَ اَسْتَغْفِرُكَ وَاَتُوبُ اِلَيْك * Të thuash duanë: “Subhanekell-llahumme ve bihamdik. Esh’hedu en la ilahe il-la ente estagfirruke ve etubu ilejk.” * Të këndosh 1,2 ose tre herë suren “Kadr”.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=