ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

62 5- Themi Bismil-lah dhe fusim tre herë ujë në hundë. (Fi- gura-4) Nëse nuk jemi agjërueshëm e thithim deri tek pjesa e butë e hundës dhe e pastrojmë hundën me dorën e majtë. 6- Bëjmë nijet me zemër për të marrë abdest, themi Bis- mil-lah, mbushim grushtet me ujë dhe lajmë tre herë fytyrën, nga fillimi i flokëve deri poshtë mjekrës e anash deri tek të butat e veshëve. Lagim mirë rrënjët e vetullave. E përsërisim këtë edhe dy herë të tjera. Në çdo larje fërkojmë fytyrën me duar. (Figura-5) 7- Themi Bismil-lah dhe lajmë nga tre herë, në fillim kra- hun e djathtë pastaj të majtin, duke përfshirë edhe bërrylat. (Figura-6-7) 8- Themi Bismil-lah dhe me dorën e djathtë bëjmë mes’h (fërkojmë) një të katërtën e kokë. (Figura-8) Pastaj me gishtat tregues fërkojmë pjesën e brendshme të veshit ndërsa me gi- shtat e mëdhenj pjesën pas veshit. (Figura-9) Me tre gishtat e mbetur të duarve fërkojmë qafën. (Figura-10) Fërkimi (mes’hi) i plotë i kokës është synnet. Fërkimi i plotë i kokës bëhet si më poshtë: Në fillim lagim të dy duart, veçojmë gishtin e madh dhe tre- gues të secilës dorë dhe bashkojmë tre gishtat e mbetur. Pjesa e brendshme e gishtave vendoset në anën ballore të kokës, aty ku fillojnë flokët, gishtat e mëdhenj dhe tregues nuk e prekin kokën. Të dy duart lëvizin mbrapa duke fërkuar kokën. Pastaj pëllëmbët fërkojnë anët e kokës duke lëvizur nga mbrapa për- para. Pastaj me gishtat tregues fërkojmë pjesën e brendshme të veshit. Gishtat e mëdhenj vendosen prapa veshit dhe fërkojnë

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=