ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

61 GJËRAT QË PRISHIN ABDESTIN 1- Dalja e papastërtive nga para ose mbrapa, (urinë, gjak, spermë...) 2- Rrjedhja e gjakut, qelbit ose e diçkaje tjetër nga trupi, 3- Vjellja me plot gojën, 4- Çmenduria, 5- Dehja, 6- Asfiksia (të fikëti), 7- Nxjerrja e gazrave nga pas, 8- Fjetja i mbështetur në një krah, duke i nxjerrë këmbët anash ose duke u ulur këmbë kryq. Nëse flenë duke i ulur të ndenjurat plotësisht në tokë nuk prishet abdesti, 9- Gjatë namazit qeshja me zë sa të dëgjojë shoku që ke afër, 10- Nëse gjaku që del nga dhëmbët është i barabartë me pështymë ose me tepër se pështyma, Siç nuk e prish gjaku abdestin nëse është më pak se pështyma ashtu nuk e prish edhe të rruarit dhe të prerit e thonjve, SI MERRET ABDESTI 1- Nëse kemi mundësi kthehemi nga Kibla, ulemi në një vend të lartë dhe themi Eudhu...Bismil-lah... 2- Lajmë duart tre herë deri tek kyçet, fërkojmë pjesën mes gishtave, lëvizim unazën në mënyrë që uji të depërtojë poshtë saj. (Figura-1) 3- Nëse kemi misvak e përdorim, në të kundërt fërkojmë dhëmbët me gishtin e madh dhe atë tregues. (Figura-2) 4- Themi Bismil-lah dhe fusim tre herë ujë në gojë. (Figura-3)

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=