ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
60 SYNNETET E ABDESTIT 1- Bërja e nijetit, 2- Të fillosh duke thënë Eudhu... Bismil-lah... 3- Larja e duarve në fillim deri tek nyjet, 4- Përdorja e misvakut, 5- Larja e një gjymtyre pa u tharë gjymtyrë tjetër, 6- Futja e ujit nga 3 herë në gojë dhe ne hundë, 7- Fërkimi i veshëve, 8- Fërkimi i gishtërinjve duke i futur midis njëri-tjetrit, 9- Larja e gjymtyrëve nga 3 herë, 10- Bërja mes’h e të gjithë kokës. 11- Larja e gjymtyrëve sipas radhës së duhur, 12- Fillimi i larjes së duarve dhe këmbëve duke filluar nga majat e gishtërinjve.. Gjatë marrjes së abdestit ka shumë lutje që këndohen por më mirë është që gjatë marrjes së abdestit për çdo gjymtyrë të këndohet bismil-lahi dhe shehadeti. MEKRUHET E ABDESTIT 1- Pastrimi i hundëve me dorë të djathtë, 2- Larja e ndonjë gjymtyre më shumë ose më pak se tre herë, 3- Përplasja e ujit në fytyrë, 4- Marrja e abdestit me ujë të ngrohur në diell, 5- Përdorimi me pakicë i ujit ose shpërdorimi i tij gjatë ma- rrjes së abdestit, 6- Folja gjatë marrjes së abdestit, 7- Braktisja e synneteve.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=