ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
59 PASTRIMI I PËRGJITHSHËM Kushti i parë i namazit është pastrimi i përgjithshëm. Papastërtia është dy llojesh: a) Papastërtia e vogël: Të qënit pa abdest. b) Papastërtia e madhe: Të qënit xhunub për mashkullin dhe periudha e lehonisë pas lindjes dhe menstruacioneve për femrën. Çdo femër apo mashkull nëse do të fali namaz duhet të ma- rri abdest dhe nëse është i papastër duhet të marri gusul. Femra pas lehonisë dhe të përmuajshmëve duhet të marri gusul për të falur namazin. ABDESTI Abdesti është një pastrim fetar i cili plotësohet me larjen ose bërjen mes’h sipas rregullit, të disa gjymtyrëve të caktuara. Një person pa abdest nuk mund fali namaz, nuk mund të bëjë tavaf Qaben dhe nuk mund ta preki Kur’anin Kerim. FARZET E ABDESTIT Farzet e abdestit janë katër: 1- Larja e fytyrës, 2- Larja e krahëve duke përfshirë edhe bërrylat, 3- Bërja e mes’hit të 1/4 të kokës, pra fërkimi i kësaj pjese të kokës me dorë të lagur. 4- Larja e këmbëve duke përfshirë edhe kyçet.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=