ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

58 NAMAZI Pas besimit, kushti më i rëndësishëm i Islamit është namazi. Pejgamberi jonë i nderuar ka thënë: “Namazi është shenja e besimit.” Të gjithë pejgamberët i kanë këshilluar popujve të tyre namazin si ibadetin më të virtytshëm. Kushtet e namazit janë dymbëdhjetë. Ato ndahen në kushte jashtë namazit dhe kushte brenda namazit. Kushtet që janë jashtë namazit quhen sharte ndërsa kushtet që janë brenda namazit quhen rukne. SHARTET E NAMAZIT 1- Pastrimi i përgjithshëm, 2- Pastrimi nga papastërtitë, 3- Mbulimi i trupit, 4- Drejtimi nga Kibla, 5- Hyrja e kohës së namazit, 6- Bërja e nijetit (vendosja). RUKNET E NAMAZIT 1- Tekbiri fillestar, 2- Qëndrimi në këmbë 3- Këndimi i Kur’anit, 4- Rukuja, 5- Sexhdeja, 6- Ndenja e fundit.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=