ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
57 a) Synneti muekkede: Është synneti të cilin Pejgamberi (s.a.v) e ka vepruar vazhdimisht dhe e ka lënë ndonjëherë. psh: synneti i namazit të sabahut. b) Synneti gajri muekkede: Është synneti të cilin Pej- gamberi (s.a.v) e ka vepruar ndonjëherë. psh: synneti i namazit të ikindisë dhe synneti i jacisë. 4- Mustehab: Janë gjërat të cilat Pejgamberi (s.a.v) i ka ve- pruar ndonjëherë. psh: dhënja e lëmoshës dhe agjërimi nafile. 5- Mubah: Janë ato gjëra të cilat nëse i vepron nuk merr sevab dhe nëse nuk i vepron nuk merr gjunah. psh: të ulurit, të ngrejturit, të ngrënit etj. 6- Mekruh: Janë ato vepra të cilat nuk është e pëlqyeshme të veprohen dhe nëse i vepron ato në një punë të mirë pakësohet sevabi i saj p.sh: shikimi anash gjatë namazit. 7- Mufsid: Janë ato gjëra të cilat nëse i vepron gjatë një ibadeti e prishin atë ibadet. psh: qeshja në namaz dhe ngrënia e diçkaje kur je agjërueshëm. 8- Haram: Janë ato vepra të cilat janë të ndaluara rreptë- sishtë të veprohen. P.sh : pirja e alkoolit, kundërshtimi i prin- dërve etj.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=