ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
56 EF’ALI MUKEL-LEFIN (aktet e personit përgjegjës) Feja Islame u ka urdhëruar dhe ndaluar disa gjëra meshkujve dhe femrave Myslimane mendërisht të shëndoshë dhe që kanë arritur moshën e pjekurisë (pubertetin). Këto urdhëra ose ndalesa quhen kërkesa ndërsa Myslimanët quhen persona përgjegjës. Gjërat të cilat personat përgjegjës duhet ose nuk duhet ti kryejnë, quhen aktet e personave përgjegjës. EF’ALI MUKEL-LEFIN JANË TETË 1- Farz: quhen vendimet të cilat janë të nxjerra me argu- mente të sakta dhe të sigurta. Farzet janë dy llojesh: a) Farzi ajn: Janë ato farze të cilat çdo mysliman duhet t’i kryejë personalisht, pra çdo Mysliman është i detyruar t’i kryej vetë keto detyra, siç janë pesë kohët e namazit. b) Farzi kifaje: Janë ato farze të cilat nëse veprohen nga disa Myslimanë detyrimi ndaj të tjerëve bie. Kështu është na- mazi i xhenazes ose marrja e selamit. Nëse këtë detyrë nuk e vepron asnjë nga Myslimanët atëherë të gjithë Myslimanët janë përgjegjës për këtë detyrë. 2- Vaxhib: quhen vendimet të cilat janë në gradë pothuajse të njëjtë me farzin por që nuk janë të argumentuara me argumente të prera. Kështu është namazi i Vitrit ose namazi i Bajramit. 3- Synnet : është fjala dhe veprimet e pejgamberit gjithashtu edhe ato gjëra që i kanë pëlqyer atij kur i kanë vepruar të tjerët. Synneti është dy llojesh:
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=