ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
52 Imami i medh’hebeve Shafi, Maliki dhe Hanbeli në besim është Imam Ebul Hasenil Esh’ari. Imam Ebul Hasenil Esh’ari ka lindur në Basra në vitin 873 (260 hixhri) dhe ka ndërruar jetë në vitin 936 (324 hixhri) në Bagdad. MEDH’HEBET NË VEPRIM Medh’hebet e Ehli synnetit në veprim janë katër: 1- Medh’hebi Hanefi: Imami i medh’hebit Hanefi është Imam Azam Ebu Hanife. Emri i tij i vërtetë është Numan, emri i babait të tij është Thabit. Ka lindur në Kufe në vitin 699 (80 hixhri) dhe ka ndërruar jetë në Bagdad në vitin 767 (150 hixhri). 2- Medh’hebi Maliki: Imami i medh’hebit Maliki është Imam Malik ibni Enes. Imam Malikiu ka lindur në Medine në vitin 711 (93 hixhri) dhe ka ndërruar jetë po në Medine ne vitin 795 (179 hixhri). 3- Medh’hebi Shafi: Imami i medh’hebit Shafi është Imam Muhammed bin Idris Esh-shafi. Imam Shafiu ka lindur në Gazze në vitin 767 (150 hixhri) dhe ka ndërruar jetë në Egjipt në vitin 820 (204 hixhri). 4- Medh’hebi Hanbeli: Imami i medh’hebit Hanbeli është Imam Ahmedu’bnu Hanbel. Imam Hanbeli ka lindur në Bagdad në vitin 780 (164 hixhri) dhe ka ndërruar jetë po në Bagdad në vitin 855 (240 hixhri). Medh’hebet që përmendëm më lart të cilët janë medh’hebet e vërtetë dhe janë të formuar plotësisht mbi Kur’an, Synnet, Ixhma’i ummet dhe Kijasi Fukaha.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=