ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

51 MEDH’HEBET MEDH’HEB: Medh’heb quhet një grup i cili është for- muar nga dijetarët e fesë Islame të cilët kanë vendosur rregulla për çështjet fetare sipas edil-le’i sherr’ij-jes. Kur ishte akoma në jetë, për çdo çështje që kishin Mys- limanët pyesnin Pejgamberin (s.a.v.) dhe e mësonin prej tij, ndërsa pas tij pyesnin dhe mësonin prej Sahabëve Kiram. Imamët e medh’hebeve, çështjet fetare i kanë mësuar nga Sa- habët e nderuar dhe nga tabiinët dhe i kanë grumbulluar në një vend. Për çështjet që nuk gjenden në ajete, hadithe dhe në ixhma, kanë përdorur pikëpamjet, pra ixhtihadin e tyre, në këtë mënyrë janë formuar medh’hebet. Medh’hebet janë dy llojesh: 1- Medh’hebi në besim. 2- Medh’hebi në veprim. Medh’hebi i vërtetë në besim është Ehli synnet vel xhe- ma-ati. Ky është medh’hebi i besimit të Pejgamberit (s.a.v) dhe shokëve të Tij. Imamët (prijësit) e medh’hebit në besim: 1- Imam Ebu Mansur Maturidi. 2- Imam Ebul Hasen Esh’ari. Imami ynë në besim është Imam Ebu Mansur Maturidi, pra imami i medh’hebit Hanefi. Imam Ebu Mansur Maturidi ka lindur në Turkistan në fshatin Maturid të qytetit Semerkand në vitin 894 (280 hixhri) dhe ka ndërruar jetë në vitin 945 (333 hixhri) po në qytetin Semerkand.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=