ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
49 23- Burri që imiton gruan dhe gruaja që imiton burrin. 24- Të ushqyerit e dashurisë për armiqtë e fesë. 25- Armiqësia ndaj dijetarëve të vërtetë të fesë. EDIL-LEI SHER’IJ-JE (Burimet e ligjeve fetare) Edil-lei sher’ij-je: quhen burimet nga ku dalin dhe mbësh- teten ligjet fetare, këto janë katër: 1- Kur’ani Kerim 2- Synnet: Veprat e Pejgamberit (s.a.v) fjalët e tij dhe ve- prat e kryera nga persona të tjerë të cilat i ka pranuar. 3- Ixhma’i ummet: Konsensusi i muxhtehidëve të ymmetit të Muhammedit (s.a.v). 4 - Kijasi Fukaha: Eshtë krahasimi i një ngjarjeje me një ngjarje tjetër të ngjashme për të cilën ka ligj të caktuar në Kur’anin Kerim, Synnet ose Ixhma’i ummet. Ixhtihad: Përdorimi i të gjithë forcës së dijes për nxjerrjen e ndonjë ligji fetar nga burimet e librave të fesë. Muxhtehid: Janë dijetarët e mëdhenj të cilët arrijnë të nx- jerrin ligje fetare nga ajetet dhe hadithet dhe me anë aftësi të bëjnë kijas. Për tu bërë muxhtehid është kusht që të dish të gjitha dituritë e fesë gjithashtu duhet që të kesh edhe diturinë kuptimore e cila quhet “ilmi ledun”. Kjo dituri është vetëm dhuratë e All-llâhut Teâlâ.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=