ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

48 GJËRAT PREJ TË CILAVE BESIMTARËT DUHET TË LARGOHEN DHE TË KENË KUJDES 1- Besimet e kota të cilat nuk i përshtaten ehli synnetit. 2- Braktisja e ibadeteve. 3- Largimi prej së drejtës në qëllim dhe në veprim. 4- Ngulja këmbë në kryerjen e gjynaheve. 5- Mos falënderimi për mirësinë e të qënit në Islam. 6- Mos frikësimi i largimit pa besim nga kjo botë. 7- Bërja e padrejtësive ndaj tjerëve. 8- Mos t’i përgjigjes ezanit që këndohet sipas synnetit. 9- Kundërshtimi i prindërve në ato gjëra që nuk janë në kundërshtim me fenë Islame. 10- Betimi i shumtë vend e pa vend. 11- Lënja pas dore e namazit dhe e rregullave gjatë faljes së tij. 12- Përdorimi i pijeve të ndaluara (dehëse). 13- T’i bësh keq Myslimanëve. 14- Të harrosh gjynahet dhe ti konsiderosh si të vogla. 15- Të hiqesh si evlija ndërkohë që nuk je. 16- Të të pëlqejë vetja dhe të hiqesh për dijetar. 17- Bërja e thashethemeve dhe mbartja e fjalëve. 18- Smira për vëllain Mysliman. 19- Mosbindja (kundërshtimi) ndaj prijëse besimtarë. 20- Të thuash i mirë ose i keq për dikë që se njeh. 21- Gënjeshtra. 22- Të mos mësosh dituritë e fesë (kur i ke mundësitë).

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=