ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
46 KUSHTET E VAZHDIMIT TË BESIMIT Për të mbrojtur besimin njeriu duhet të tregoje kujdes ndaj çështjeve të paraqitura më poshtë. Çdo njeri është i detyruar që të besojë dhe këtë besim ta çojë edhe në jetën tjetër. Për këtë arsye të gjithë besimtarët duhen të kenë kujdes këto gjëra që do të vijnë më poshtë: 1- Besimi tek e panjohura (gajb). Gajb quhen ato gjëra që njeriu nuk arrin ti kuptojë me anë të shqisave të tij. Këto të fshehta janë: All-llâhu Teâlâ, engjëjt, xhenneti, xhehennemi dhe xhinët. 2- Besimi i se hallalli është hallal l. Pra të mos i themi hallallit haram. 3- Besimi i se harami është haram. Pra të mos i themi haramit hallall. Psh. alkoolit (ku përfshihet edhe birra) ka- matës dhe gjërave të tjera që janë haram nuk u thuhet hallall. 4- Frikësimi i përhershëm ndaj All-llâhut Teâlâ. 5- Respektimi i gjërave të cilat janë të nderuara në Is- lam dhe largimi mos ti nënvlerësosh ato. 6- Mos humbja e shpresës prej All-llâhut Teâlâ. 7- Qafirin ta dijë për qafir dhe Myslimanin për Mysli- man. Psh: nëse i themi Mysliman një personi i cili me fjalë, shkrim ose veprim është kundërshtar i Islamit, menjëherë dalim nga feja. Po kështu nëse i themi qafir një përsoni që ndihmon fenë përsëri dalim nga feja. 8- Mos përcaktimi i vendit të All-llâhut Teâlâ. Psh: Nëse themi që All-llâhu Teâlâ qëndron në qiell dalim nga feja.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=