ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
44 KADERI Kader është programi hyjnor; është qënia e All-llâhut Teâlâ në dijeninë anë të diturisë së tij, vullneti dhe caktimi i tij për çdo gjë të mirë ose të keqe që do të ndodhë që nga pafillimshmëria e deri në pafundësi. KAZAJA Kaza; është ndodhja kur të vijë momenti i duhur, me di- jeninë dhe me vullnetin e All-llâhut Teâlâ e gjërave që janë caktuar që në pafillimshmëri. Shembull; caktimi dhe vullneti i All-llâhut Teâlâ që në pa- fillimshmëri që një njeri të vijë në jetë në një ditë të caktuar është kader. Krijimi i atij njeriu kur të vijë ajo ditë e caktuar ëhtë kaza. ÇËSHTJA E RRIZKUT Rrizk quhet racioni ushqimor të cilin All-llâhu Têâlâ u’a ka dhënë krijesave të tij dhe ata ushqehen me të. Por njeriu këtë rrizk është i lirë që ta zgjedhi vetë po të dojë e zgjedh nga e lejuara (hallalli) e po të dojë e zgjedh nga e ndaluara (harami). All-llâhu Têâlâ çdo njeriu ja jep rriskun nga ta kërkojë. Për këtë arsye ata të cilët rrizkun e tyre nuk e zgjedhin nga hallalli por nga harami, janë vetëm vetë përgjegjës për zgjedhjen që kanë bërë. Ne nuk duhet të lidhemi pas rrizkut por duhet të lidhemi pas Rrizkdhënësit i cili është All-llâhu Têâlâ. Rriskdhënësi i çdo gjëje është All-llâhu Teâlâ. Atij duhet t’i besojmë dhe nga Ai duhet të kërkojmë, sepse të mirat e Tij janë
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=