ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
43 Edhe ky mendim është tepër i gabuar. Shumë njerëz e komen- tojnë gabim ajetin e zbritur në lidhje me këtë temë. Mësue- si im i nderuar Hazreti Sulejman Hilmi Tunahan këtë ajet që ka lidhje me këtë çështje e komenton kështu: “All-llâhu Teâlâ shpëtimin e krijon për atë që do shpëtimin, po ashtu edhe humbjen e krijon për atë që do humbjen. Veçanërisht kur e ka shpjeguar këtë temë ka thënë: Në ezel nuk është caktuar që ky njeri, apo një tjetër do të futet në xhennet ose në xhehennem, pra nuk ekziston një caktim i tillë, por rrobat që duhen veshur janë caktuar. “Kush vesh rrobat e besimit, rrobat e dritës së All-llâhut Teâlâ, dhe rrobat e bindjes hyn në xhennet. Ndërsa kush vesh rrobat e kundërshtimit, rrobat e mos bindjes dhe rrobat e veprave të këqija hyn në xhe- hennem. Njeriu është lënë krejtësisht i lirë për zgjedhjen e këtyre rrobave, po të dëshirojë vesh rrobat e xhennetit e po dëshirojë vesh ato të xhehennemit. Cilat nga këto të veshi atje do të shkojë. Atëherë, nëse njeriu është përgjegjës për çdo vepër që do bëjë, duhet të largohet nga kundërshtimi e të uli kokën dhe të jetë i kënaqur për çdo gjë e cila vjen nga All-llâhu Teâlâ. Megjithatë ne duhet t’i lutemi All-llâhut Teâlâ që të na mbrojë nga fatkeqësitë e dukshme dhe të padukshme. Gjithashtu ne duhet t’i lutemi që të na japi një jetë të gjatë të shëndetshme dhe të pastër nga gjynahet. Kjo është një detyrë e jona që duhet t’a kujtojmë All-llâhun Teâlâ në çdo moment. Pejgamberi (s.a.v) në një hadith të tij thotë kështu: “Dhënia e lëmoshës të largon nga fatkeqësitë dhe të zgjatë jetën” .
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=