ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

42 për të fituar, ndërsa All-llâhu Teâlâ është krijues i çdo gjëje. Forca e kufizuar që i është dhënë njeriut është si timoni i ma- kinës. Njeriu nga cila anë ta kthejë timonin edhe makina në atë anë shkon. Nga ky shkak, njeriu i cili kryen veprime të këqija që kundërshton ligjin e All-llâhut Teâlâ thotë: “Ç’të bëj unë kështu e ka shkruar All-llâhu Teâlâ” duke i thënë këto fjalë, njeriu nuk shpëton nga përgjegjësia që ka. Po është e vërtetë që All-llâhu Teâlâ ashtu ka dëshiruar, por ka dëshiruar kështu sepse njeriu forcën e tij të kufizuar e ka përdorur në atë anë që All-llâhu Teâlâ të dëshirojë në atë mënyrë. Nëse njeriu nuk do të kishte një forcë të lirë që të zgjedhi si të dojë, atëherë All- llâhu Teâlâ nuk do ta kishte vënë atë në provë por do ta kishte detyruar që të veprojë mirë ose keq. Dihet se All-llâhu Teâlâ është i drejtë dhe kurrë sesi nuk do ta bënte një padrejtësi të tillë duke e detyruar njeriun të kryente një veprim të keq e më pas ta dënojë për atë veprim. Disa thonë se: “Në ezel (pafillimshmëri) disa shpirtra kanë rënë ne sexhde e disa nuk kanë rënë, pra këta që nuk kanë rënë në sexhde shkojnë qafirë (vdesin pa besim). Ky mendim është shumë i gabuar, këmbëngulja në këtë mendim e trondit në themel besimin e njeriut. Ezeli nuk është një vend që njerëzit mund të kundërshtojnë. Në atë vend me dëshirë ose pa dëshirë të gjithë shpirtrat pa përjashtim kanë rënë në sexhde. All-llâhu Teâlâ i pyeti shpirtrat “Elestu bi rab-bikum” A nuk jam Unë Zoti juaj? Të gjithë u përgjigjen “Bela” po Ti je Zoti ynë. Përsëri disa që mendojnë gabim thonë se: “Ti bëj ç’të duash All-llâhu për kë do, krijon shpëtimin e për kë do krijon humbjen”.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=