ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
39 BESIMI NË DITËN AHIRETIT Kushti i pestë është besimi në ditën e fundit. Besimi në di- tën e fundit është të besosh fryrjen e surit, ringjalljen e njerëz- ve, ngritjen e tyre prej varreve, dhënien e llogarisë, peshimin e punëve të mira dhe të këqija, ndërmjetësimin (shefaatin), urën e siratit, lumin e keutherit, xhennetin dhe xhehennemin të cilat i përkasin jetës tjetër (ahiretit). Ahireti është jeta tjetër e cila është e pafund. All-llâhu Teâlâ këtë botë dhe krijesat që jetojnë në këtë botë i ka krijuar për një kohë të kufizuar. Me fryrjen e parë të surit nga Israfili (a.s) të gjitha gjallesat do të vdesin, krijesat e kësaj bote dhe të gjithë krijesat që gjenden jashtë kë- saj bote do të copëtohen dhe do të zhduken. Me fryrjen e dytë të surit të gjithë krijesat do të ringjallen dhe do të mblidhen në vendin e mahsherit për të dhënë llogari. Në mahsher të gjithë krijesat do të qëndrojnë paraAll-llâhut Teâlâ për të dhënë llogari qoftë edhe për gjënë më të vogël, në atë ditë çdo krijesë do të marrë hakun dhe të drejtën e vet. Pasi të mbarojë llogaria të mirët do të futen në xhennet ndërsa të këqinjt në xhehennem.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=