ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

37 Kështu këta kanë fituar kënaqësinë e Pejgamberit (s.a.v) dhe kanë qenë të ndriçuar me nurin e All-llâhut Teâlâ. Ata kanë qenë udhëheqës në përhapjen e Islamit. Në kohët e sotme një njeri edhe sikur të çlirojë të gjithë botën vetëm edhe nëse jep lëmoshë të gjithë floririn e kësaj bote, të bëjë punë të mira sa të dojë, nuk arrin dot qoftë edhe pozitën e as-habit të fundit për nga meritat. Ne Myslimanët jemi të detyruar t’i duam dhe t’i respektojmë që të gjithë shokët e Pejgamberit (s.a.v). Ne nuk mund të flasim keq për asnjërin nga ata për shkak të ndodhjes së ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre. Ata të gjithë kanë qenë muxhtëhidë të cilët nxjerrin ligje fetare nga libri dhe synneti dhe gjithmonë kanë lëvizur sipas ixhtihadit të tyre. Nëse një person flet keq për ndonjërin prej as-habëve besimi i tij dobësohet, gjithashtu edhe feja Islame dëmtohet. Ai person pa rregulluar besimin e tij asnjëherë nuk mund të bëhet besimtar i vërtetë. AS-HABËT JANË DY LLOJË 1- Muhaxhirin (Emigruesit) 2- Ensar (Ndihmëtarët) Muhaxhirin janë ata Myslimanë të cilët e kanë lënë mallin dhe pasurinë në Mekë dhe kanë emigruar për në Medine vetëm për hir të All-llâhut Teâlâ. Ndërsa Ensar janë ata Mysliman të cilët kanë ndihmuar vëllezërit e tyre muhaxhirin me të gjitha mundësitë që kishin vetëm për hir të All-llâhut Teâlâ. Që të dy këto grupe krahët për shkak se kanë vepruar për hir të All-llâhut Teâlâ kanë fituar një gradë shumë të lartë dhe sevap shumë të madh. Pas

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=