ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

36 soi njerëzve civilizimin dhe kulturën. Me nurin e Islamit u ndriçoi njerëzve zemrat e nxira. Kështu e plotësoi detyrën e tij. Pejgamberi (s.a.v) ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare 2 . Ai u këshilloi dhe i la amanet njerëzve, Kur'anin Kerim i cili është udhëzuesi i njerzimit, gjithashtu edhe synnetin e tij. Paqa dhe mëshira e All-llâhut Teâlâ qofshin mbi Ty o i dërguari i All-llâhut Teâlâ. All-llâhu i madhëruar është Ai i cili të di me të vërtetë se kush je dhe të lavdëron siç duhet. Ti je mëshira e gjithë njerëzimit. Ti je ai për të cilin All- llâhu Teâlâ ka thënë: “Levlake levlak lema halaktul eflak 3 ” AS-HAB-I KIRAM As-hab (shok i Pejgamberit) quhet ai i cili e ka parë Pej- gamberin (s.a.v.) dhe e ka dëgjuar atë me bindje qoftë edhe një herë të vetme gjithë jetës. Të gjithë as-habët janë zotëruesit e gradëve më të larta ndërmjet njerëzve, sepse ata e kanë shikuar Pejgamberin (s.a.v.) me sytë e tyre dhe janë gjendur pranë tij në kohët më të vështira. Ata kanë ndihmuar për përhapjen e Islamit me forcat, mallrat dhe jetën e tyre. 2  Sipas kalendarit Hixhri, jeta e Pejgamberit tonë të nderuar (s.a.v) ka zgjatur 63 vjet. Sepse ka lindur 53 vjet përpara shpërnguljes dhe ka ndërruar jetë 10 vjet pas saj. Ndërsa sipas kalendarit diellor jeta e tij ka zgjatur 632-571=61 vjet. 2 vjet diferencë midis dy kalendarëve janë për shkak se viti Hixhri ka 354 ose 355 ditë ndërsa ai diellor ka 365 ose 366 ditë. 3  Hadith Kudsi: Po të mos kisha krijuar ty nuk do të kisha krijuar asnjë krijesë). Ti je Muhammed Mustafaja sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=