ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
35 “Lexo!” Pejgamberi jonë i nderuar (s.a.v) tha: “Çfarë të lexoj?” Xhebraili (a.s) e kapi Pejgamberin e nderuar, e shtrëngoi dhe e lëshoi. Xhebraili (a.s) tha përsëri: “Lexo!” Pejgamberi jonë i nderuar (s.a.v) tha: “Çfarë të lexoj?” Xhebraili (a.s) e kapi Pejgamberin e nderuar, e shtrëngoi dhe e lëshoi. Xhebraili (a.s) tha për herë të tretë: “Lexo!” Pejgamberi jonë i nderuar (s.a.v) pyeti përsëri: “Çfarë të lexoj?” Xhebraili (a.s) e kapi Pejgamberin e nderuar, e shtrëngoi dhe e lëshoi. Në këtë mënyrë Xhebraili (a.s) i bëri atij një operacion shpir- tëror. Më pas Xhebraili (a.s) këndoi pesë ajetet e parë të sures Alak. Lexo me emrin e Zotit tënd, që të krijoi nga hiçi, të rriti e të edukoi gradualisht dhe të përsosi. Ai e krijoi njeriun nga gjaku i mpiksur. Lexo! Për hir të Zotit tënd që është më bujari, i Cili e edukoi me anë të penës; i mësoi njeriut ato që nuk i dinte. Pra kështu Pejgamberit (s.a.v) iu dha detyra e pejgam- ber- llëkut. Kur’ani Kerim u plotësua brenda 23 vitesh. Për 13 vjet me radhë Pejgamberi (s.a.v) thërriti njerëzit për në rrugë te drejtë popullin e Mekkes. Gjatë përhapjes së rru- gës së drejtë Pejgamberi (s.a.v) ka pasur shumë probleme dhe vuajtje, por ai gjithmonë vazhdonte të hapte rrugën e drejtë duke bërë durim dhe u tregonte njerëzve se All-llâhu Teâlâ ekziston dhe është i plotfuqishëm. Pastaj emigroi për në Medine. Për 10 vjet me radhe në Medine me të gji- thë forcën e tij çoi në vend detyrën e pejgamberit. U më-
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=