ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
34 Babai i Pejgamberit (s.a.v) ka ndërruar jetë kur Muhammedi (s.a.v) ishte shtatë muajsh në mitrën e nënës. Pejgamberi (s.a.v) ka lindur në Mekke natën e dymbëdhjetë të muajit Rebiulevvel që përkon me natën e 20 Prillit të vitit 571 afër mëngjesit. Kur lindi Pejgamberi (s.a.v) nuk i ngjante asnjë fëmije tjetër. Drita (nuri) e pejgamberllëkut që dukej tek ai ti verbonte sytë. Pejgamberi (s.a.v) deri në moshen 4 vjeçare qëndroi tek nëna e tij e qumështit, Halimeja. Pastaj ju dorëzua familjes së tij. Kur arriti në moshën 6 vjeçare nëna e tij Emineja ndërroi jetë. Pas vdekjes së nënës, Pejgamberin (s.a.v) e mori pranë vetes gjyshi i tij Abdul Muttalibi, për t’u përkujdesur për të. Në moshën 8 vjeçare ndërron jetë edhe gjyshi. Pas vdekjes së gjyshit qëndroi tek xhaxhai i tij Ebu Talibi. Fëmijëria, rinia dhe jeta pas martesës i ka kaluar në një menyrë të ndershme e cila nuk i është bërë askujt e mundur, përveç tij. Në moshën 25 vjeçare u martua me Hatixhen (r.a). Ai asnjëherë nuk i ka adhuruar idhujt, përkundrazi i ka urryer ato që në fëmijëri. Adhuronte All-llâhun Teâlâ sipas fesë së Hazreti Ibrahimit (a.s). Herë pas here largohej prej Mekës dhe shkonte në shpellën Hira ku mendonte madhështinë e All- llâhut Teâlâ. Ë përmendte All-llâhun Teâlâ me shkëlqimin e nurit të teuhidit që digjej në zemrën e tij duke u zhytur në detin e dashurisë për All-llâhun, të cilën All-llâhu Teâlâ e kishte vendosur në zemrën e tij që përpara se ta krijonte. Një ditë teksa pejgamberi ndodhej në shpellën Hira dhe ishte zhytur në botën e tij vjen Xhebraili (a.s) dhe me urdhërin e All-llâhut i bën të ditur detyrën e pejgamberllëkut. I drejtohet shpëtimtarit të njerëzimit dhe njeriut të dashur të All-llâhut duke i thënë:
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=