ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
33 këtë botë janë ngritur të gjithë ligjet e Pejgamberëve që kanë ardhur para tij. Me shpalljen e Islamit tashmë i gjithë njerëzimi duhet t’i bin- det vetëm rregullave të kësaj feje. Kjo gjë vërtetohet edhe nga ngjarja që ka ndodhur ndërmjet Pejgamberit (s.a.v) dhe Omerit (r.a). Njëherë Pejgamberi (s.a.v) kur i pa Omerit (r.a) në dorë disa fletë nga Tevrati i nevrikosur i tha: “Edhe ju po dyshoni nga Kur’ani që më është zbritur mua dhe nga pejgamberllëku im, sikur çifutët dhe të krishterët? Betohem tek All-llâhu Teâlâ se po të ishte Musai (a.s) në jetë nuk do të kishte forcë të bëntë diçka tjetër përveçse të më bindej mua. Pejgamberi (s.a.v) duke i shprehur këto fjalë nxorri në pah një të vërtetë. Megjithëse fetë e tjera të humbura sidomos feja e krishtere propagandojnë shumë, ne duhet të dimë se as ligjet e Tevratit dhe as ligjet e Ungjillit (Biblës) nuk ekzistojnë në këtë kohë. Në këtë kohë dhe deri në fund të kësaj bote do të ligjërojë ve- tëm ligji i Pejgamberit tonë (s.a.v). TË NJOHIM MIRË PEJGAMBERIN TONË Që të jemi të ndershëm, të virtytshëm dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër duhet të njohim mire Pejgamberin tonë Hazreti Muhammed Mustafain (s.a.v) i cili ka ardhur si mëshirë për të gjithë botrat. Vetëm duke e njohur, kuptuar dhe besuar atë mund të bëhemi ymmet i tij i vërtetë. Një njeri i cili nuk e njeh, nuk e rrespekton dhe nuk e beson atë është e pa mundur që të bëhet një njeri i ndershëm dhe i bekuar. Emri i Pejgamberit (s.a.v) është Muhammed (s.a.v) emri i babait të tij është Abdullah dhe emri i nënës së tij është Emine.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=