ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
32 Atë e pranonin edhe ata të cilët nuk e besonin dhe ishin armiq të Tij. Ata e dinin se Pejgamberi (s.a.v) qëndronte larg mendjemadhësisë dhe gënjeshtrave. Ata e lavdëronin Pejgamberin (s.a.v) duke i parë sjelljet e pashoqe që kishte dhe i thonin Muhammedul Emin (Muham- medi besnik). Pra Pejgamberi (s.a.v) siç e shohim ka ardhur në një kohë ku sundonte padrejtësia, dhunimi, mosbesimi etj... Pejgamberi (s.a.v) me ardhjen e Tij ka zhdukur besimet e humbura dhe i ka dhënë botës një dritë e cila e shpëtoj atë nga errësira ku ishte zhytur. Kjo dritë ishte drita e Islamit me të cilën njerëzit gjetën lumtu- rinë e kësaj bote dhe botës së përjetshme. Po me sjelljen e Islamit Pejgamberi (s.a.v) i’u tregoi njerëzve se si ecet në rrugën e drejtë. Disa historianë të shquar që janë të paanshëm dhe që nuk janë Myslimanë janë detyruar të pranojnë se Pejgambe- ri (s.a.v) ka ardhur si shpëtimtar dhe si mëshirë për të gjithë njerëzit. Këtë e kanë pranuar pas studimeve që kanë bërë mbi biografinë e Pejgamberit (s.a.v) dhe si përfundim kanë ngelur të mahnitur nga sjelljet e tij dhe edukata tepër e lartë njerëzore. Filozofi i njohur Anglez T. Karlayl ne veprën e tij shkruan: “Unë e dua Hazreti Muhammedin (s.a.v) sepse ai është shumë larg dyfytyrësisë. Në këtë botë nuk gjendet ndonjë peshore që ta peshojë Hazreti Muhammedin (s.a.v). Ai, është aq i rëndë dhe aq i madh sa që nuk mund të matet dot”. Nëse këta njerëz që nuk janë Myslimanë e respektojnë dhe e duan Pejgamberin (s.a.v), po ne që jemi ymmeti i tij sa duhet t’a duam dhe t’a respektojmë atë? Duhet të mendojmë pak. Këtu të shtojmë edhe që me ardhjen e Pejgamberit (s.a.v) në
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=