ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

31 Aq shumë kishte arritur pa drejtësia tek njerëzit sa që kush ishte i fortë dhunonte të drejtat e nderin e atij që ishte i dobët dhe i grabiste ç’të dëshironte. Një pjesë e këtyre njerëzve fë- mijët që u lindnin vajza i groposnin të gjalla ose i vrisnin ato. Imoraliteti dhe sjelljet jashtë njerëzore kishin arritur deri në atë pikë sa që disa meshkuj merrnin një grua së bashku. Nëveçanti gruaja nuk kishte asnjë vlerë në popull. Gruan e përdornin si mall që mund të blihej me një vlerë shumë të vogël parash. Njerëzit ishin kthyer në armiq të njëri tjetrit dhe fiset ishin ndarë nga njëri-tjetri për shkak të gjakmarrjes. Pra në një kohë të tillë ka ardhur në këtë botë i dërguari ynë. Pejgamberi ynë (s.a.v) lindi në qytetin e Mekës në vitin 571 në natën e 12 të muajit Rebiulevvel afër mëngjesit. Pejgamberit tonë (s.a.v) mbasi kishte hyrë në moshën 40 vjeçare, para se t’i vinte shpallja i kanë ndodhur disa ngjarje të mrekullueshme. Pejgamberi (s.a.v) edhe para shpalljes ishte një shembull për njerëzimin. Ishte person i drejtë dhe besnik me të gjithë popu- llin. Pejgamberi (s.a.v) ka qenë gjithmonë një shembull i gjallë i drejtësisë dhe besnikërisë, sepse ka zbatuar urdhërin: “Bëhu i drejtë siç je urdhëruar” . Në atë kohë njerëzit, megjithëse nuk i besonin njëri- tjetrit për asgjë, Pejgamberit (s.a.v) i besonin të gjithë për çdo gjë. Kur binin në kundërshtim me njëri-tjetrin për ndonjë gjë, të gjithë kërkonin gjykimin e Pejgamberit (s.a.v) dhe ngelnin të kënaqur nga gjykimi i tij.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=