ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

30 PEJGAMBERI JONË Prejardhja e të dërguarit tonë (Gjeneza) Prejardhja nga ana e babait e Muhammedit (s.a.v) nga vetë ai e deri tek Adnani i cili është nga fisi i Ismailit është kështu: Hz.Muhammed, Abdull-llah, Abdulmut-talib, Hashim, Ab- dimenaf, Kusaj-j, Kilab, Murr-rre, Kaab, Luej, Galib, Fihr, Malik, Nadr, Kinane, Huzejme, Mudrike, Iljas, Mudar, Nizar, Meaad, Adnan. Ndërsa prejardhja nga e ëma rradhitet kështu: Hz.Muham- med, Amine, Vehb, Abdimenaf, Zuhre, Kilab. Pejgamberi më i madh dhe më i larti se të tjerët në çdo pikëpamje padyshim që është pejgamberi ynë, Muhammed Mustafa (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Pejgamberët që janë dërguar para Pejgamberit tonë (s.a.v) janë dërguar për vende të caktuara si për ndonjë qytet ose fshat. Ndërsa Pejgamberi ynë (s.a.v) është dërguar për të gjithë njerëzimin, për të gjitha krijesat dhe për të gjithë botërat. Për të kuptuar më qartë se Pejgamberi ynë është dërguar si një mëshirë për të gjithë njerëzimin duhet që në fillim ti hedhim një sy gjendjes së botës në periudhën para se të vinte ai. Siç dihet para se Pejgamberi ynë (s.a.v) të nderonte botën me ardhjen e tij, kudo nëpër botë sundonte dhuna, torturat dhe çdo lloj padrejtësish e ngatërresash. Njerëzit e asaj kohe notonin mbi shpifje, trillime, poshtërsira etj. Njerëzimi ishte varrosur në një shtazëri të tmerrshme plotësisht i larguar nga e drejta dhe kultura njerëzore. Imoraliteti dhe dhuna kishin zënë vend në jetën e përditshme dhe po përhapeshin pamasë.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=