ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
28 Njeriu i parë dhe i dërguari i parë është Ademi (a.s). Nga kjo kuptohet qartë se njeriu që është krijesa më e lartë nuk është krijuar si majmun siç pretendojnë disa, por është krijuar si njeri. Në të vërtetë shkenca e shekullit të fundit e ka hedhur poshtë idenë se origjina e njeriut është nga majmuni. Nuk ka kurrfarë dyshimi se origjina jonë nuk është nga majmuni, por është Hazreti Ademi (a.s) dhe Hazreti Havaja të cilët kanë ardhur nga xhenneti. CILËSITË E PEJGAMBERËVE Cilësitë e pejgamberëve që duhet t’i dijmë patjetër janë pesë. 1- Sidk : Pejgamberët janë të drejtë. Nuk gënjejnë kurrë. 2- Emanet : Janë besnikë. Atyre u besohet për çdo gjë. 3- Teblig : Shpallin urdhërat dhe ndalesat e All-llâhut, pa u frikësuar dhe pa mangësi. 4- Fetanet : Janë shumë të zgjuar. 5- Ismet : Janë të pafajshëm, janë larg kryerjes së gjynaheve. Pejgamberi ynë (s.a.v) përveç këtyre cilësive ka edhe pesë cilësi të tjera që Pejgamberët tjerë nuk i kanë. 1- Është më i lartë se Pejgamberët e tjerë. 2- Është i dërguar për të gjithë njerëzit dhe xhindët. 3- Është hallka e fundit e zinxhirit të Pejgamberëve, pra është pejgamberi i fundit dhe quhet vula e Pejgamberëve (Hatemul Enbija). Pas tij nuk do të vijë më asnjë Pejgamber tjetër. 4- Eshtë dërguar si mëshirë për të gjithë botërat. 5- Sheriati (ligji) i tij do të vazhdojnë deri në ditën e gjykimit.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=