ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
27 BESIMI TEK PEJGAMBERËT Kushti i katërt është besimi tek Pejgamberët eAll-llâhut Teâlâ. Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur të cilët i ka dërguar All-llâhu Teâlâ që të lajmërojnë njerëzit për urdhërat, ndali- met, lajmërimet dhe kushtetutën e fesë së vërtetë e cila ësh- të feja Islame. Pejgamberët janë ndërmjetës për të shpëtuar njerëzit ndaj besimeve të kota, si adhurimet e idhujve dhe bërja shok e All-llâhut Teâlâ dhe gjithashtu për t’i ndihmuar njerëzit të cilët kanë besuar, që të jetojnë të lumtur në këtë botë dhe të gjejnë lumturinë në botën tjetër. Meqë mendja e njerëzve nuk arrin ta gjejë dot vetë rrugën e shpëtimit, All-llâhu Teâlâ ka zgjedhur Pejgamberët në mënyrë që t’i udhëzojnë njerëzit për në shpëtim. Pejgamberët janë të përforcuar me anë të mreku- llive që All-llâhu Teâlâ u ka dhënë atyre. Pejgamberët me lejen e All-llâhut kanë bërë mrekulli të ndryshme, që për njerëzit konsiderohen të pamundura për tu realizuar.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=