ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
24 ENGJËJT E MËDHENJ 1- Xhebraili (a.s): Detyra e tij është dërgimi i librave të All- llâhut Teâlâ tek pejgamberët, pra përcjellës i shpalljes, ai është një lajmëtar mes All-llahut dhe pejgamberëve. 2- Mikaili (a.s): Detyra e tij është sjellja e disa dukurive natyrore si fryrja e erës, rënia e shiut, çelja e bimëve etj... 3- Israfili (a.s): Detyra e tij është t’i fryjë surit (bririt) për të ndodhur dita e kijametit dhe për ringjalljen e njerëzve dhe xhindëve pas vdekjes. 4- Azraili (a.s):Detyra e tij është të marrë shpirtërat e njerëzve, dhe xhindëve të cilëve u ka ardhur exheli. Pra i merr jetët e tyre me urdhër të All-llahut Teâlâ. Përveç këtyre katër engjëjve të mëdhenj tek çdo njeri gjenden 384 engjëj që i shërbejnë njeriut. Nga këto Kiramen, Katibin kanë për detyrë të shënojnë të gjitha veprat e njerëzve.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=