ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

23 BESIMI TEK ENGJËJT Kushti i dytë i besimit është besimi në engjëjt e All- llâhut Teâlâ. Engjëjt janë krijesa shpirtërore të cilët janë të krijuar nga nuri dhe mund të marrin pamjen dhe formën që dëshirojnë. Engjëjt nuk kanë gjini, as mashkullore e as femërore. Ata nuk e kundërshtojnë asnjëherë All-llâhun për atë çka u është urdhëruar atyre. Nuk lodhen dhe nuk mërziten. Nuk kanë nevojë të ushqehen. Disa prej tyre janë me detyrë në qiell, disa në tokë dhe disa të tjerë në Arsh. Numrin e tyre e di vetëm All-llâhu Teâlâ. Mes tyre janë katër engjëjt të mëdhenj, të cilët janë pejgamberët e engjëjve.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=