ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

237 pas sexhdeve qëndrohet ulur. Pasi këndon lutjet e duhura jepet selam. Pyetje: A mund ti numëroni disa vende ku duhet të bëhet sehvi sexhde? Përgjigje: Po mund ti numëroj: 1- Kur harrojmë suren, 2- Kur harrojmë tekbirin, lutjen e kunutit ose te dyja bashkë në nama- zin e vitrit. 3- Qëndrimi i shumtë në uljen e rekatiti të dytë duke kënduar pas “Ettehijatit” sal- li barik ose të paktën “All-llâhum- me sal-li ala Muhammedin”. Pyetje: Cilat janë netët në të cilat mundohemi ti kalojmë me adhurim? Përgjigje: Janë netët e mira. Pyetje: Sa netë të mira ka? Përgjigje: Ka pesë netë të mira. Nata e Mevludit, nata e Regai- bit, nata e Miraxhit, nata e Beraatit dhe nata e Kadrit. Pyetje: Ç’është nata e Mevludit? Përgjigje: Nata e Mevludit është nata në të cilën ka lindur Pejgamberi (s.a.v). Pyetje: Ç’është nata e Regaibit? Përgjigje: Nata e Regaibit është nata në të cilën Amineja e ka kuptuar se është shtatzënë. Pyetje: Ç’është nata e Miraxhit? Përgjigje: Nata e Miraxhit është nata në të cilen Pejgamberi (s.a.v) u ftua nga ana e All-llâhut Teâlâ në qiell dhe shëtiti jo

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=