ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
236 Pyetje: Cilat janë kushtet brenda namazit? Përgjigje: Kushtet brenda namazit janë: Tekbiri fillestar. Qën- drimi në këmbë. Këndimi i Kur’anit. Përkulja (rënia ne ruku). Rënia në sexhde. Dhe qëndrimi i fundit. Pyetje: Sa kohë namazi falen në një ditë? Përgjigje: Në një ditë falen 5 kohë namazi. Sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia. Pyetje: Sa rekatë kanë gjithësej këto kohë? Përgjigje: Namazi i sabahut ka 4 rekatë 2 synnet dhe 2 farz. Përpara falet synneti pastaj farzi. Namazi i drekës ka 10 rekatë 4 synnet 4 farz dhe 2 synnet të fundit. Namazi i ikindisë ka 8 rekatë 4 synnet dhe 4 farz. Namazi i akshamit ka 5 rekatë 3 farz dhe 2 synnet. Namazi i jacisë ka 13 rekatë 4 synnet 4 farz 2 synnet të fundit dhe 3 vitër. Pyetje: Çfarë duhet të bëhet nëse në namaz harron suren pa kënduar? Përgjigje: Duhet të bëhet sehvi sexhde. Pyetje: Në sa raste bëhet sehvi sexhde? Përgjigje: Sehvi sexhde bëhet në rastin e vonimit ose harrimit të vaxhibit dhe në rastin e vonimit të farzit. Pyetje: Nëse nuk bëhet sehvi sexhde çfarë duhet të bëhet? Përgjigje: Nëse nuk bëhet, namazi ngel i mangët. Pyetje: Si bëhet sehvi sexhdeja? Përgjigje: Në uljen e fundit pasi këndojmë “ettehij-jatun” japim selam në njërin ose dy krahët dhe shkohet dy herë në sexhde,
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=