ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

235 Pyetje: A mund të na shpjegoni si merret gusuli? Përgjigje: Po mund ta shpjegoj: Në fillim bëj nijetin fshehurazi. Laj vendet e turpshme. Marr abdest. Në këtë moment i jap go- jës dhe hundës tre herë ujë të bollshëm. Pas abdestit derdh ujë nga koka të gjithë trupit tre herë, pastaj krahut të djathtë dhe të majtë po nga tre herë. Në çdo herë e fërkoj trupin në mënyrë që të mos ngeli asnjë vend i pa lagur me ujë. E lag vendin poshtë unazës dhe vrimën e kërthizës. Nëse kam në trup diçka që e pengon depërtimin e ujit atëherë atë e pastroj dhe atë vend e lag me ujë. Femrat i lagin me ujë edhe vrimat e veshëve. Pyetje: Cilat janë kushtet e tejemmumit? Përgjigje: Kushtet e tejemumit janë: Bërja e nijetit dhe përplas- ja e duarve dy herë për tokë dhe fërkimi i pjesëve të duhura. Pyetje: Si bëhet tejemumi? Përgjigje: Bëj nijet për të bërë tejemum. Duart i përplas në dhe të pastër fërkoj gishtat dhe fytyrën. Pastaj përsëri përplas duart në dhe të pastër dhe me dorën e majtë fërkoj krahun e djathtë pastaj me dorën e djathtë fërkoj krahun e majtë. Pyetje: Sa janë kushtet e namazit? Përgjigje: Kushtet e namazit janë 6 jashtë e 6 brenda gjithsej janë 12. Pyetje: Cilat janë kushtet jashta namazit? Përgjigje: Kushtet jashtë namazit janë: Pastrimi i përgjith- shëm. Pastrimi nga papastërtitë. Mbulimi i trupit. Drejtimi nga Kibla. Hyrja e kohës. Dhe bërja e nijetit.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=