ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

234 Pyetje: A mund ti thoni se cilat janë ato? Përgjigje: Po mund ti them: 1 gjumi, 2 në rast lufte ku nuk gjen kohë për të falur namaz, dhe 3 harrimi. Pyetje: A mund ti numëroni 32 farzet? Përgjigje: Po mund ti numëroj: 6 të besimit, 5 të Islamit, 4 të abdestit, 3 të gusulit, 2 të tejemumit dhe 12 të namazit. Pyetje: Cilat janë kushtet e besimit? Përgjigje: Kushtet e besimit janë: Besimi në All-llâhun Teâlâ Besimi në Engjëjt e Tij. Besimi në librat e Tij. Besimi në Pej- gamberët e Tij. Besimi në ditën e fundit. Dhe besimi në cakti- min e Tij nga i cili vjen e mira dhe e keqa. Pyetje: Cilat janë kushtet e Islamit? Përgjigje: Kushtet e Islamit janë: Deklarimi i shehadetit. Falja e namazit. Dhënia e zekatit. Agjërimi i Ramazanit. Dhe bërja e haxhit. Pyetje: Cilat janë kushtet e abdestit? Përgjigje: Kushtet e abdestit janë: Larja e fytyrës. Larja e kra- hëve duke përfshire edhe bërrylat. Bërja e mes’hit të kokës. Larja e këmbëve duke përfshirë edhe kyçet. Pyetje: Cilat janë kushtet e gusulit? Përgjigje: Futja e ujit në gojë. Futja e ujit ne hundë. Dhe larja e gjithë trupit.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=