ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
232 Pyetje: Çfarë është engjëlli? Përgjigje: Engjëlli është krijesë të cilën e ka krijuar All-llâhu Teâlâ nga drita dhe mund të futet në çdo formë. Engjëjt e adhu- rojnë All-llâhun Teâlâ pa ndërprerje dhe nuk veprojnë gjynah. Pyetje: Kush janë katër engjëjt e mëdhenj? Përgjigje: Katër engjëjt e mëdhenj janë: Xhebraili, Mikaili, Israfili dhe Azraili (a.s). Pyetje: Cilët janë katër librat e mëdhenj dhe për cilët Pej- gamber kanë zbritur? Përgjigje: Tevrati Musait (a.s), Zeburi Davudit (a.s), Ungjilli Isait (a.s) dhe Kur’ani Kerim Muhammedit (s.a.v). Pyetje: Çdo të thotë suhuf, sa dhe kujt i kanë zbritur? Përgjigje: Suhuf i thuhet disa fletushkave të cilat All-llâhu Teâlâ u ka dhënë disa Pejgamberëve përveç atyre që u ka dhënë librat. Suhufet (fletushkat janë)100. 10 i kane zbritur Ademit (a.s), 50 Shitit (a.s), 30 Idrisit (a.s), dhe 10 Ibrahimit (a.s). Pyetje: Sa medh’hebe janë? Përgjigje: Medh’hebet janë 2. Pyetje: Cilët janë ato? Përgjigje: Medh’hebi në veprim dhe në besim. Pyetje: Sa imamë (prijës) ka në medh’hebin në besim? Përgjigje: Ka dy imamë. Pyetje: Kush janë ata? Përgjigje: Ata janë imam Ebu Muhammed Maturidi dhe imam Ebul Hasenil Esh’ari.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=