ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
231 Pyetje: Kuj i thuhet Pejgamber? Përgjigje: Pejgamber i thuhet atij që e ka obliguar All-llâhu Teâlâ për tu treguar njerëzve ligjet e tij Pyetje: Sa është numri i Pejgamberëve? Përgjigje: Sipas një transmetimi që e ka transmetuar Pejgamberi (s.a.v) numri i tyre është 124 mijë ndërsa sipas një transmetimi tjetër thuhet se numri i tyre është 224 mijë. Pyetje: Sa është numri i pejgamberëve që u kalon emri në Kur’an? Përgjigje: Numri i tyre është 28. Pyetje: A mund ti thoni emrat e tyre? Përgjigje: Po mund ti numëroj: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is’hak, Jakub, Jusuf, Ej-jub, Shuajb, Musa, Harun, Davud, Sulejman, Junus, Iljas, Eljesa, Dhulkifl, Zeke- rij-ja, Jahja, Isa, Uzejr, Llokman, Dhulkarnejn dhe Hz Muham- med Mustafa (s.a.v). Për Uzejrin, Lokmanin dhe Dhulkarnejnin disa thonë se kanë qën veli (të dashurit e All-llâhut Teâlâ. Pyetje: Në cilën datë ka lindur dhe në cilën datë ka ndërruar jetëPejgamberi(s.a.v)? Përgjigje: Ka lindur me datë 12 të muajit Rebiul evvel të vitit 571 dhe ndërroi jetë me datë 12 Rebiul evvel të vitit 632. Pyetje: Në cilën datë emigroi Pejgamberi (s.a.v) nga Me- kka për në Medine? Përgjigje: Emigroi në vitin 622 vit i cili është fillimi i vitit hixhri.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=