ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

230 Xhuvejrije, Ummu Habibe, Safije, Mejmune, Marije. Hz Ha- tixheja është gruaja e parë e Pejgamberit (s.a.v). Hz Hatixhe- ja ka qenë 15 vjet me e madhe se Pejgamberi (s.a.v) dhe kanë jetuar 25 vjet bashkë. Pyetje: A mund të më tregosh disa nga arsyet përse Pej- gamberi (s.a.v) është martuar me gra të tjera pas moshës 53 vjeç? Përgjigje: Pejgamberi (s.a.v) është martuar me gra të tjera për të lidhur fiset me njëri-tjetrin dhe për ti futur në fenë Islame. Gjithashtu është martuar me to për tu mësuar fenë Islame me hollësi grave Myslimane me anë të grave të tij. Disa gra i ka marrë per ti shpëtuar nga mundimet dhe disa të tjera i ka marrë për tu ruajtur moralin e tyre. Qëllimi kryesor është që me anë të grave të tij tu mësojë grave të tjera fenë Islame me hollësi. Pyetje: Cila nga gratë e Pejgamberit (s.a.v) ka ndërruar jetë e fundit? Përgjigje: Hz Ummu Seleme (r.a). Pyetje: Kush është dhe do të jetë njeriu më i lartë? Përgjigje: Është Muhammedi (s.a.v) Pyetje: Sa nipa ka Pejgamberi (s.a.v)? Përgjigje: Pejgamberi (s.a.v) ka dy nipa: Hasani dhe Hyseni (r.anhum). Pyetje: Fëmijët e kujt janë këta? Përgjigje: Këta janë fëmijët e hz Aliut dhe Fatimes (r.a).

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=